Kryefjala Logo

Stuhi dhe në Greqi, rrëzohet nga moti i keq skena muzikore për koncertin e Ana Visit

1 Shtator, 2025 | 7:58 am

Për shkak të dëmeve të shumta të shkaktuara, si dhe kushteve mbizotëruese të motit, u anulua koncerti i madh me Anna Vissi-n, Antonis Remos dhe Christos Mastoras

Një kamera ka kapur momentin hap pas hapi të shembjes së skenës së madhe që ishte ngritur në Liqenin e Janinës për koncertin e planifikuar me Anna Vissi-n , Antonis Remos dhe grupin Melisses.

Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin vendin e punës
Stuhia e fortë dhe erërat që goditën zonën shkaktuan shembjen e skenës. Incidenti ndodhi të shtunën pasdite. Ambulanca erdhi menjëherë në vend, por nuk pati të lënduar.

Vinçat u mobilizuan për të hequr tendën dhe për të restauruar vendin, ndërsa kompania organizuese anuloi koncertin e madh.

Të ngjashme