Lajme
Aksident ajror në Itali, humbin jetën babë e bijë pas rrëzimit të një avioni
31 Gusht, 2025 | 7:58 am

Një tragjedi ajrore ka ndodhur në provincën e Vercellit, ku një avion i vogël me dy persona në bord u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pasagjerëve.
Viktimat janë identifikuar si Massimiliano Monticone, 49 vjeç, dhe e bija Silvia Monticone, 18 vjeçe.
Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit rezultuan të pasuksesshme, pasi babë e bijë ndërruan jetë në vendngjarje.
Sipas mediave italiane, Monticone punonte si kontrollor fluturimi në qendrën e radarit Enav në Linate, ndërsa pasioni për fluturimin ishte një aktivitet që e ndante me vajzën e tij.


















































