Kryefjala Logo

Çdo dhjetë fëmijë që lindin njëri është shqiptar. Si parashikohet e ardhmja në Britani ?

13 Gusht, 2022 | 7:21 pm

Deklarata e ish-politikanit të ekstremit të djathtë britanik, Nigel Farage për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe nuk kanë kaluar pa vëmendje dhe kanë shkaktuar zemërim në mediat sociale.

“Tani që një në dhjetë fëmijë të lindur të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë, dua te di se si do jetë kjo shifër në pesë vjet?”, shkroi ish-kryetari i UKIP.

Postimi i Farage ka bazë raportim e organizatës Migration Watch, në Mbretërinë e Bashkuar e cila i referohet një artikulli të gazetës Daily Mail që tregonte se “Shqiptarët janë ndër fëmijët më të shumtë për të lindurit nga të huajt në Britanisë së Madhe. Bëhet fjalë për lindjet për herë të parë”.

Me një video të publikuar tre ditë më parë, Farage deklaroi gjithashtu se shqiptarët që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez për të hyrë në Angli nuk ishin “emigrantë të varfër dhe të dëshpëruar” siç tregoi media BBC, por ai i portretizoi ata si : djem të rinj dhe shumë prej tyre goxha agresivë”.

Farage, 58 vjeç, drejtoi partinë e krahut të djathtë UKIP dhe më vonë partinë Brexit deri në vitin 2021.

Shqetësimi për rritjen e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë në Britaninë e Madhe pas raportimeve se 4 në 10 emigrantë të paligjshëm që kalojnë La Manshin janë shqiptarë.

https://lapsi.al/2022/08/12/1-ne-10-femije-ne-britani-jane-shqiptare-imagjinoni-cndodh-pas-5-vitesh-politikani-anglez-shkakton-zemerim-dhe-debat/

Të ngjashme