Showbiz
Melinda Ademi drejt altarit, nisin përgatitjet e dasmës
21 Qershor, 2026 | 8:22 am

Artistja, Melinda Ademi, duket se po bëhet gati të hedhë hapin më të rëndësishëm në jetën e saj private.
Ndonëse gjithmonë është fokusuar te karriera dhe hitet e njëpasnjëshme, artistja dhe partneri i saj, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i saj, Graniti, po shkojnë drejt altarit. Historia e tyre e dashurisë numëron tashmë disa vite, një lidhje solide e mbajtur hermetike, por që ata krejt së fundmi vendosën ta zyrtarizojnë për publikun me një fejesë të ëmbël.
Sipas mediave në Kosovë, përgatitjet dhe organizimet për dasmën tashmë kanë nisur. Nuk është zbuluar një datë fikse por thuhet se do të mbahet pas sezonit të ngarkuar veror.












































