Showbiz
“Mendohuni dy herë para se ta bëni vetë”, Selin Bollati përballet me sfidën e papritur
21 Qershor, 2026 | 10:19 am

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente argëtuese nga përpjekjet për të sistemuar dhe montuar mobiliet.
Në një prej story-ve të publikuara, ajo shfaq ambientin e mbushur me kuti, pjesë mobiliesh dhe mjete montimi, ndërsa me humor shkruan: “New Content Spooooot. Selin The Builder”.

Më pas, në një tjetër postim të realizuar gjatë orëve të vona të natës, Selin ka treguar se puna nuk ka qenë aspak e lehtë. Ajo zbulon se ora kishte shënuar 02:22 të mëngjesit dhe ka ndarë me ndjekësit disa “mësime” nga eksperienca e saj.
“Si fillim, kur të ëndërroni se mund të bëni çdo gjë, mendohuni dy herë. Së dyti, sigurohuni të mos jeni bjonde. Dhe më e rëndësishmja, të keni mjete pune në shtëpi, sepse me thikë nuk montohen mobiliet”, shkruan ajo me nota humori.

Postimet e saj kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët janë argëtuar me sinqeritetin dhe vetëironiën e fitueses së BBVA 5, e cila duket se pas suksesit në ekran po përballet me një sfidë krejt ndryshe, montimin e mobilieve.












































