Kryefjala Logo

Kur qeveria mendon per popullin:Greqia ndihmon çdo shtetas me 150 € për pushimet verore

16 Korrik, 2022 | 4:05 pm

Duket për ne shqiptarët një lajm fantastikoshkencor por në fakt vjen nga një vend fqinj dhe jep shembullin se qeveria ka mision ti shërbejë shtetasve të saj.
Pas krizës ekonomike globale, Greqia ka nisur një program konkret për të ndihmuar qytetarët e saj në këtë sezon veror. Programi në fjalë quhet “Turizëm për të gjithë” dhe ofron 150 euro për person si ndihmë për të kaluar pushimet në hotelet greje. Një asistencëkonkrete për të subvencionuar kostot e akomodimit. Tarifa prej 150€ sipas rregullores shoqëruese do të mund të përdoret vetëm për të paguar hotelin apo dhomat e qëndrimit dhe jo për shpenzime të tjera gjatë pushimeve. Shpesh ajo që kemi kërkuar nga qeveria shqiptare si taksapagues i është referuar standarteve të shteteve si Gjermania, apo Amerika por këtë radhë mjaft ti kërkojmë pushtetarëve të ndjekin shembullin e Greqisë fqinje.

Marrja e kësaj shume bëhet përmes aplikimit online në një faqe qeveritare dhe është vënë në funksion prej ditës së sotme. Për kategoritë e personave me aftësi të kufizuar, tarifa e ofruar është 200 Euro. Fondi kalon në llogaritë bankare të qytetarëve dhe përmes një kodi unik që paraqitet në recepsionet e hoteleve, bëhet pagesa vetëm për akomodim.

Për programin “Turizëm për të gjithë” kanë të drejtë të aplikojnë qytetarët me të ardhura individuale deri në 16 mijë Euro në vit dhe të ardhura familjare deri në 28 mijë Euro në vit.

Të ngjashme