Kryefjala Logo

A do të kërkojë azil politik ish-Kryeprokurori i shpallur në kërkim? Reagon avokati Adriatik Llallës

23 Shtator, 2021 | 11:30 am

Politika dhe sidomos drejtësia shqiptare po përjeton një fazë historike që nga krijimi i shtetit. Për herë të parë një ish-Kryeprokuror shpallet në kërkim nga policia pas vendimit të gjykatës.

Prej kohësh Adriatik Llalla nuk paraqitej në seancat gjyqësore me pretendimin se ishte shtruar në spital si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme duke lënë veten të përfaqësohej nga avokati i tij Sokol Haziaj. Ky i fundit edhe në seancën që u mor vendimi për dënimin me burg për 2 vite, deklaronte se gjëndja shëndetësore e Llallës ishte jo e favorshme për tu paraqitur.

Megjithatë kjo alibi u dekonspirua rreth 3 orë më pas kur në rrjet qarkulloi fotoja e Adriatik Llallës I cili priste në këmbë me valixhe në duar trenin në qytetin e Romës. Më herët u raportua se ai ishte arratisur në Turqi. Në të njëjtën kohë policia po kryente zbatimin e vendimit të gjykatës duke kontrolluar shtëpinë e ish-kryeprokurorit.

“Kjo çështje vijon të trajtohet politikisht. Nuk mendoj se një njeri si i mbrojturi prej meje, i cili ka kontribute në drejtësi, do e bëjë këtë. Nëse do të vazhdojë të trajtohet politikisht, natyrisht që edhe kjo gjë mund të ndodhë. Por unë nuk kam informacion për këtë. Politika edhe vendos me anë të vendimeve gjyqsore. Unë nuk e kundërshtoj, por nuk e them dot”, tha avokati Sokol Hazizaj.

Të ngjashme