Kryefjala Logo

Flet e ëma e autorit të vrasjes së 23-vjeçares në Fier, ”Familja vajzës kanë të drejtë dhe për hakmarrje”

11 Shtator, 2021 | 3:53 pm

Mbrëmjen e kaluar në Zhupani i Fierit u trondit nga vrasja që kreu Elton Metaj ndaj ish-bashkëshortes 23 vjecare Sabrina Benga. Nëna e autorit ka reaguar gjatë ditës së sotme e tronditur për ngjarjen teksa është shprehur se çifti me njëri-tjetrin duheshin dhe se Sabrinën e konsideronte si vajzën saj kështu që dhimbjen e ndjen njësoj si familja e saj.

Reagimi plotë i nënës së autorit:

“Nuk jam në gjendje të mirë. Më ka bërë hatanë. Unë s’kam bërë 40 ditë që varrosa babain, varrosa dhe vëllain. Me ne rrinte, nuk kuptohej fare që do ta bënte. Policia erdhi dhe kontrolloi. Kishte nja dy muaj që kishte dalë nga burgu, mbaroi dënmin.”

“Sa qe në b ur g, nuk e kam takuar vajzën e vogël. Ata duheshin dhe duheshin me kokë, nuk e prisja të ndodhte kjo. Më vjen shumë keq sepse e rrita vetë, si për atë si për tim bir, se mua më ka ikur dhe im bir me të.”

“Kanë të drejtë dhe për hakmarrje. Përzihem me familjen e vajzës dhe unë. Është njësoj d himbja si ata, se e mora 13 vjeç vajzën. E ka shteti në dorë. Flisnin dhe në telefon. Pas daljes nga b ur gu ishin takuar, i nxori çupën ajo. E vini veten në vendin tim, dhe aty flisni. Çe dua jetën më unë. Unë nuk e kam takuar Sabrinën. Dh imbja është e njëjtë si për ata, si për mua. Më vjen shumë keq. Nga policia e morëm vesh, erdhën në shtëpi.I mori vetë çuni në telefon, i tha jam në filan vend, do vet ëv r item. Mori të atin në telefon dhe tha do vet ëvr i tem, nuk e dua më jetën. Ar mën se kush ia ka dhënë. Asnjë nuk mbajmë si fis, gjallë në botë a r m ë në shtëpi. Të përgjigjet ai që ia ka dhënë. Di kaq, ai e donte të shoqen, e donte me kokë. Po ta dija do e merrja në telefon do i thosha fsh ihu, nuk do ndodhte kjo. Çdo prind e mbron fëmijën e vet, por puna është se më bëri hatanë.
Ça të them, ja vete unë, më qas familja. Dhe unë të njëjtën gjë do bëja, të më v r i ste çupën, do qasja njerëzit e dhëndrit. Më vjen shumë keq, dhimbja është tek të dyja palët. E kisha si çupë, e rrita vetë, shkonim..sikur të këmbenim një fjalë. Se si erdhi kjo papritur, kush ia mbushi mendjen, e morën në qafë. Shkonin, edhe duheshin”, tha nëna e autorit.”

Të ngjashme