Kryefjala Logo

Vetëvrasja te “Shefqet Ndroqi”, drejtori: Respektoni dhimbjen tonë dhe të familjarëve

1 Nëntor, 2020 | 12:49 pm

Spitali “Sheqfqet Ndroqi” në Tiranë, i transformuar në spitalin Covid 2, ka reaguar pas rastit të tretë të vetvrasjeve nga pacientë të sëmurë me COVID  që trajtohen në të.

Deklarata vjen pasi në mesnatë pacienti 53-vjeçar Preng Gjoni ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit.

Dr. Perlat Kapisyzi, Drejtor i spitalit Shefqet Ndroqi, tha për gazetarët në mesditë i ndjeri ishte shtruar në 25 tetor dhe nuk kishte shfaqur shenja të problemeve mendore.

ky është një moment shumë i vështirë për ne dhe se ne do të kërkonin mbështetjen edhe nga ju. Është momenti të respektojmë dhimbjen e familjarëve si dhe dhimbjen tonë”, tha ai.

Por drejtori i spitalit, njëkohësisht edhe bashkëshort i kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli, nuk tregoi se çfarë masash janë marrë për të parandaluar përsëritjen e të tjera akteve tragjike.

Të ngjashme