Lajme nga vendi
Bie nga ballkoni në Durrës, humb jetën 15 vjeçari
17 Korrik, 2025 | 1:15 pm

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës, më 16 korrik, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar të Durrësit.
Sipas informacionit paraprak, një 15-vjeçar me shtetësi polake ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi.
Ngjarja po hetohet, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

















































