Lajme nga vendi
Shqiptaret heqin buken e gojes per te ndihmuar te pastrehet nga termeti, Raiffeisen Bank” mban 30% komision nga çdo transferte.
21 Tetor, 2020 | 3:48 pm

Ende shume zhurme mbi donacionet private per te prekurit nga termeti por deri tani shume pak eshte bere konkretisht per ata qe ju shemben shtepite dhe kane mbetur rrugeve. Eshte portali www.vloranews.al qe rikthen ne vemendje solidaritetin e shqiptareve por nga ana tjeter denoncon tarifat e larta te bankave ne transaksionet qe kryhen ne keto raste. Ja çfare raporton Vlora News:
“Mediat Kosovare bëjnë me dije se një qytetar nga Istogu ka dërguar 100 euro ndihmë financiare për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, por i pabesueshëm është fakti se për këtë shumë “
i ka mbajtur përqindje të lartë. Vete qytetari me iniciale N.XH nga Istogu ka shkruar në rrjetin social në “Facebook” se për t’i transferuar 100 euro ndihmë të prekurëve nga tërmeti, banka i ka mbajtur 29 euro, apo rreth 30 % e vlerës së përgjithshme.”

















































