Lajme
Zbulohet identiteti i 41 vjeçarit shqiptar që u vra me pistoletë elektrike nga policia italiane
19 Gusht, 2025 | 12:06 pm

Personi që shihni në foto është 41-vjeçari shqiptar Elton Bani, i cili ndërroi jetë pas goditjes me taser (pistoletë elektrike) nga policia italiane.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 17 Gushtit, teksa Elton Bani në gjendje të dehur, kishte shfaqur sjellje të dhunshme në oborrin e banesës së tij dhe të rrezikshme. Situata u përshkallëzua ndërsa në një moment ofierët e policisë italiane vendosën të përdornin elektroshokun për të neutralizuar 41-vjeçarin.
Elton Bani ndërroi jetë pas 3 goditjeve të marra me armë elektrike. Në trupin e 41-vjeçarit janë konstatuar dhe shenja dhune, ndërsa pritet dalja e raportit mjeko-ligjor për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij.
Elton Bani prej vitesh jetonte në Liguria të Italinë ku dhe punonte si murator me vëllain e tij. Sakaq, autoritetet vendase kanë nisur dhe një hetim lidhur me oficerët e policisë, të cilët kanë përdorur armët elektrike, ndaj të cilëve është ngritur akuza për vrasje të paqëllimshme.


















































