Showbiz
Zbulohet data e fillimit të “Love Island Albania” nga Luana Vjollca
28 Gusht, 2023 | 5:13 pm

“Love Island”, spektakli më i ndjekur i dashurisë në mbarë botën, starton me 3 shtator në ekranin e Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës. Lajmin e ka bërë të ditur Luana nëpërmjet postimit të promos në rrjetet sociale.
Luana shfaqet e veshur me të kuqe, në breg të detit, duke na dhënë vibe-n e Pamela Anderson në filmin “Baywatch”. Ndonse pritet që “Love Island” të fillojë transmetimin në datën 3 shtator në orën 21:00.
Ky projekt gjigand do bëj bashkë të rinjtë në një vilë super luksoze në jug të Shqipërisë ku duhet të qëndrojnë të izoluar e të monitoruar nga kamerat. Për të vijuar rrugëtimin duhet të shoqërohen me një tjetër konkurent, ku përveç çmimit të madh do fitojnë dhe dashurinë e jetës.
Publiku do ketë një rol të rëndësishëm për vendimet që do merren brenda vilës.
Në vilë do jenë beqarët më sexy të cilët do përballen me sfida të përgatitura për ta dhe në fund do shpallet çifti fitues.











































