Showbiz
Vesa Luma emocionon me dedikimin për Big Bastën në 40-vjetorin e tij
1 Korrik, 2026 | 10:47 pm

Këngëtarja Vesa Luma i ka dedikuar një mesazh plot dashuri bashkëshortit të saj, Big Basta, me rastin e 40-vjetorit të lindjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja kujtoi rrugëtimin e tyre 15-vjeçar, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është forcuar me kalimin e kohës dhe ka kaluar çdo sfidë.
Me humor, Vesa i uroi mirëseardhjen në “klubin e të 40-ave”, ndërsa nuk munguan as fjalët e ngrohta për familjen që kanë ndërtuar së bashku me djalin e tyre, Lianin.
Për ta bërë ditën edhe më të veçantë, këngëtarja kishte organizuar një festë surprizë në një hotel, të dekoruar enkas për ditëlindjen e reperit. Në fund të urimit, ajo e mbylli mesazhin me një deklaratë të ndjerë dashurie, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që i bashkon.












































