Kryefjala Logo

Mimoza Ahmeti drejt muzikës, konfirmon bashkëpunimin me një emër të njohur të skenës

1 Korrik, 2026 | 11:02 am

Poetja Mimoza Ahmeti ka folur së fundmi për përvojën e saj në “Ferma VIP”, duke zbuluar se pas përfundimit të formatit ka marrë disa propozime interesante për bashkëpunime muzikore.

E ftuar në një intervistë televizive, Ahmeti tregoi se një prej emrave që ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me të është reperja Tayna.

“Jam shumë e lumtur që Tayna ka shprehur dëshirën të bëjë një bashkëpunim muzikor me mua dhe kjo më gëzon jashtëzakonisht,” u shpreh ajo.

Poetja zbuloi se një ofertë ka marrë edhe nga ish-fermeri Bujaka, por me nota humori tha se ai duhet të presë radhën.

“Kur më tha Bujaka, i thashë: ‘Prit, se Tayna më ka kërkuar e para’”, tha Mimoza Ahmeti me buzëqeshje.

Me këtë deklaratë, fituesja e “Ferma VIP 3” la të kuptohet se shumë shpejt mund të vijë me projekte të reja në muzikë.

Të ngjashme