Kryefjala Logo

Drini Zeqo rrëfen dhimbjen për humbjen e të atit: Më ndryshoi jetën brenda natës

1 Korrik, 2026 | 3:57 pm

Gazetari Drini Zeqo ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ndau disa rrëfime personale për jetën, karrierën dhe humbjen e babait.

Teksa foli për mënyrën se si e ka përjetuar vdekjen, ai tregoi se humbja e të atit ka ndryshuar plotësisht mënyrën se si e sheh jetën.

“Kam humbur babanë në mënyrë krejt të papritur. Unë isha 35 vjeç, ndërsa ai vetëm 56. Nuk vuante nga asgjë, ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe gjithçka ndodhi pas një hemorragjie cerebrale”, u shpreh Drini.

Ai pranoi se iu desh kohë për ta përballuar dhimbjen, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Gazetari tregoi gjithashtu se edhe pas kalimit të viteve e ndien mungesën e të atit dhe shpesh e kërkon praninë e tij në momentet kur ka nevojë për përgjigje apo mbështetje.

“Ka raste kur më mungon jashtëzakonisht shumë. Shkoj ta vizitoj aty ku prehet, por jo gjithmonë, sepse çdo herë që ndalem para varrit të tij më pushton një dhimbje e madhe. Megjithatë, besoj se nuk duhet të ndahemi kurrë shpirtërisht nga njerëzit që kemi humbur”, tha ai.

Të ngjashme