Kryefjala Logo

Blero dhe Eronita zbulojnë emrin e veçantë të djalit të tyre

2 Korrik, 2026 | 2:05 pm

Disa javë pasi këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, u bënë prindër të një djali, çifti ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment të veçantë familjar.

Pas lindjes së vogëlushit në Sarajevë dhe rikthimit të nënës me foshnjën në shtëpi, familja kishte organizuar një pritje të ngrohtë, të dekoruar me tullumbace blu e të bardha, arushë pellushi dhe detaje të kuruara me shumë kujdes.

Përmes disa postimeve në Instastory, Eronita ka zbuluar për herë të parë edhe emrin që kanë zgjedhur për djalin e tyre.

Në dekorin e mirëseardhjes shihet qartë emri i vogëlushit i vendosur në tabelat dekorative: Areej.

Me këtë moment të ëmbël, Blero dhe Eronita ndanë me publikun edhe një copëz nga lumturia e tyre familjare, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën si prindër.

IMG 9023 IMG 9022

Të ngjashme