Lajme
Vrasja e Ilaria Sulës/ Nëna e filipinezit pranon gjithçka, rrëfen se çfarë dëgjoi natën e krimit
8 Prill, 2025 | 11:57 am

Dëgjova disa zhurma dhe hyra në dhomën e Markut”. Me këtë fjali nis rrëfimi i rëndë i Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, 23-vjeçarit filipinas që akuzohet për vrasjen makabre të të resë shqiptare Ilaria Sula, ngjarje që ka tronditur Italinë dhe më gjerë.
E pyetur nga autoritetet italiane, fillimisht Manlapaz pretendoi se nuk kishte dëgjuar asgjë, pasi ishte në gjumë në momentin e krimit. Por pas katër orësh marrje në pyetje, ajo ndryshoi dëshminë. Nën presionin e provave, ajo pranoi se kishte ndihmuar të birin në pastrimin e vendit të krimit.
“Unë e ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi”, deklaroi ajo për hetuesit.
Vrasja ndodhi në banesën e Mark Samson në Via Homs, Romë, ku viktima, 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, u godit me thikë në fyt për vdekje. Trupi i saj u zhduk për disa ditë, derisa u gjet i braktisur brenda një valixheje në një zonë shkëmbore rreth 40 kilometra larg kryeqytetit italian.


















































