Showbiz
Venera dhe Elvana bëjnë “xing”…
15 Maj, 2023 | 12:03 pm

Një tjetër dyshe e njohur e ekraneve shqiptare duket se kanë bërë “xing” me veshjet e tyre dhe bëhet fjalë për dy këngëtare, Elvana Gjata dhe Venera Lumani.
Ju kujtohet kënga “Tavolina e mërzisë” ku Elvana i dha më shumë peshë fjalës se pamjes. Ajo u shfaq në klip me një grim natyral, një kostum xhins dhe atlete “Vans”.
Venera Lumani është një artiste me shumë stil por aspak e prirur drejt brand-eve të mëdha. Në klipin e fundit “Sytë” ajo ka të njëjtën veshje me Elvanën dhe duket shumë “cool”.













































