Showbiz
A do të martohej me një të huaj? Majk përgjigjet pa hezitim
1 Korrik, 2026 | 7:50 am

Reperi i njohur shqiptar, Majk, së fundmi ka dhënë një intervistë ku foli për albumin e tij më të ri, “Qielli o kufi”, projekti i parë solo në karrierën e tij.
Artisti ndau më shumë detaje rreth procesit të krijimit të albumit, këngëve që e përbëjnë dhe frymëzimit pas tyre, duke treguar edhe mesazhet që synon t’i përcjellë publikut përmes këtij projekti.
Përveç muzikës, intervista u ndal edhe te jeta e tij personale. Moderatori Fis Juniku e pyeti nëse do ta shihte veten të martuar me një vajzë të një kombësie tjetër.
Majk u përgjigj se për të kjo nuk do të ishte aspak pengesë.
“Nuk mendoj që do ishte problem. Kur e gjen personin e duhur edhe përshtatesh në jetë me të, edhe çka ka më së shumti rëndësi është me pas njerëzillëk brenda qatij personi, me qenë njeri tamam. Edhe dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet… kur e gjen personin e duhur nuk shoh asgjë të keqe”, u shpreh reperi.
Me këtë deklaratë, Majk theksoi se për të karakteri, respekti dhe vlerat njerëzore janë shumë më të rëndësishme sesa kombësia apo origjina e partneres.
Kujtojmë se albumi “Qielli o kufi” përmban shtatë këngë dhe shënon projektin e parë solo të reperit, i cili është pritur pozitivisht nga publiku.











































