Lajme
Vendimi i gjykatës: Ta quash një burrë ‘tullac’ është ngacmim seksual
13 Gusht, 2025 | 3:11 pm

Tre anëtarë të një gjykate, organi gjyqësor që trajton mosmarrëveshjet në vendin e punës, kanë vendosur se përdorimi i fjalës “tullac” si ofendim do të konsiderohet si ngacmim seksual.
Gjykata e krahasoi thirrjen e një burri “tullac” me komentet mbi madhësinë e gjoksit të një gruaje, duke iu referuar një rasti të ngjashëm të vitit 1995.
Vendimi, i bërë publik të mërkurën, lidhet me një çështje ku fyerja pretendohej se ishte përdorur ndaj Tony Finn, gjatë kohës që ai punonte si elektricist për kompaninë British Bung Manufacturing Company.
Finn kishte punuar për gati 24 vite në këtë kompani me qendër në Yorkshire, në verilindje të Anglisë. Ai u shkarkua vitin e kaluar, dhe në proces u shqyrtuan edhe rrethanat që çuan në largimin e tij nga puna.


















































