Lajme
Vajzën e Barak Obamës e pengon mbiemri në karrierën artistike dhe do ta nderrojë
6 Qershor, 2025 | 7:00 pm

Vajza e ish-presidentit amerikan Barack Obama, Malia, ka vendosur të krijojë identitetin e saj profesional larg peshës që mbiemri “Obama” mban.
Tashmë pjesë e industrisë së filmit, Malia Obama ka zgjedhur të prezantohet në publik me emrin Malia Ann, i cili është emri i saj i mesëm, një homazh për gjyshen e ndjerë, Ann Dunham, nënën e Barack Obama.
Në vitin 2024 Malia prezantoi në Festivalin e Filmit Sundance, një film me metrazh të shkurtër dhe tek titrat ishte shënuar “Malia Ann”. Vetë ajo nuk ka reaguar publikisht lidhur me këtë diskutim, por është e qartë që Malia është e vendosur për të krijuar një identitet të saj dhe se dëshiron të vlerësohet për punën dhe jo për atë çka mbiemri mund t’i japë në pak kohë.
Vetë çifti Barack dhe Michelle Obama kanë mbështetur dëshirën e vajzave të tyre, Malia dhe Sasha për të qenë të pavarura dhe për të krijuar rrugën e tyre drejt suksesit larg nga trashëgimia prindërve.
Në një intervistë, Obama pranoi hapur vendosmërinë e vajzës të tij duke u shprehur se vendimi i saj për të hequr dorë nga mbiemri, ishte një përpjekje e vetëdijshme që puna e saj të qëndronte më vete.
Së fundmi Michelle Obama në një intervistë për “Sibling Revelry” shprehu hapur mendimin e saj lidhur me këtë ngjarje teksa tregoi dhe problemet që vajzat e saj kanë kaluar në periudhën e adoleshencës për shkak të ekspozimit në sy të publikut të prindërve të tyre.
“Është shumë e rëndësishme që fëmijët e mi të ndihen sikur e kanë merituar atë që po marrin nga kjo botë”, u shpreh ajo.
“Dhe ne u thamë, ‘Ata do ta dinë ende se je ti, Malia.’ Por ne e respektuam faktin që ajo po përpiqet të gjejë rrugën e saj”, tha Michelle Obama.


















































