Lajme
“Uaau, më dhëmb koka!” – Mehdi Malkaj deklaron hapur mbështetjen për Adriana Kalanë: Kam provuar ndihmën e saj kur kisha nevojë
2 Maj, 2025 | 7:23 pm

Mehdi Malkaj i bashkohet fushatës së Adriana Kalasë: “Votoni për ëndrrat tuaja, për një Shqipëri madhështore”
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka publikuar një video emocionuese në mbështetje të kandidates për deputete në Qarkun Tiranë, Adriana Kalaja. Me stilin e tij karakteristik dhe plot ndjeshmëri, Malkaj apelon qytetarët që më 11 maj të votojnë për numrin 1 në fletën e votimit.
“Uaau, sepse më dhëmb koka. Jo, jo, nuk më dhëmb toka, zonja zotërinj, të rinj, të reja. Votoni për 1, votoni për të ardhmen tuaj, votoni për ëndrrat tuaja, votoni për Adrianën Kalan,” shprehet aktori, duke theksuar besimin e tij personal te ajo si një figurë e ndershme dhe ndihmuese.
Ai shton se ka përjetuar vetë mbështetjen e Adrianës Kalaja: “Një zonjë e fortë, një zonjë-grua, një që nuk përton të të ndihmojë. E kam provuar vetë në kurrizin tim ndihmën e saj.”
Me tone kritike ndaj klasës politike aktuale, Malkaj bën thirrje për ndryshim dhe një Shqipëri më të madhe e më të bukur: “Se nuk bëjnë gjë tjetër veç vjedhin nga Shqipëria e bukur.”
Videoja po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke e kthyer mbështetjen e Malkajt në një moment kyç të fushatës së Kalasë, që vazhdon të tërheqë vëmendjen me mesazhin e saj për një politikë ndryshe dhe përfaqësim me dinjitet.




















































