Kryefjala Logo

U kritikua për flamurin serb, reagon Rita Ora!

27 Gusht, 2023 | 5:11 pm

Ditën e sotme është bërë virale një video e Rita Orës me flamurin serb në qafë, e cila ka mjaftuar ti kthejë fansat kundër Ritës. Pas kësaj këngëtarja ka reaguar:

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez.

Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita.

Të ngjashme