Lajme
U emërua 2 muaj më parë, jep dorëheqjen drejtoresha e QSUT
22 Korrik, 2025 | 12:51 pm

Dy muaj pasi mori detyrën e drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Treza”, Donjeta Bali ka dhënë dorëheqjen.
Mjekja Donjeta Bali u vendos në krye të QSUT pas dorëheqjes së Alma Canit e cila e mbajti këtë post për 14 muaj.
Prof. Asoc. Donjeta Bali ka 23 vite që ushtron detyrën si mjeke pediatre onkohematologe në shërbimin e Onko-Hematologjisë Pediatrike pranë QSUT-së.
Burime për media raportojnë se detyra i është besuar ish-deputetit, Florenc Spaho.


















































