Lajme
Tragjike:Avioni ambulancë rrëzohet dhe nuk raportohet asnjë i mbijetuar
1 Shkurt, 2025 | 10:14 am

Çfarë po ndodh me një nga mjetet më të sigurta të transportit në botë?
Një avion ambulancë ajrore, i tipit Learjet 55, u rrëzua të premten në mbrëmje në një lagje të Filadelfias, duke shpërthyer në flakë. Avioni, që transportonte një paciente fëmijë dhe nënën e saj, kishte pesë persona të tjerë në bord, përfshirë ekuipazhin meksikan, që përbëhej nga një pilot, ndihmës pilot dhe dy mjekë. Ata po ktheheshin në Meksikë pas trajtimit mjekësor të fëmijës në Filadelfia.
Fluturimi ishte nisur nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias dhe kishte si destinacion përfundimtar Aeroportin Kombëtar Springfield-Branson në Misuri, me një ndalesë për karburant në Springfield. Avioni u rrëzua pas një përpjekjeje për t’u kontaktuar nga kontrollorët e trafikut ajror, të cilët më pas konfirmuan se avioni ishte i humbur.
Aeroporti Verilindor i Filadelfias u mbyll përkohësisht, dhe rrugët përreth gjithashtu u bllokuan.
Kompania ajrore, Jet Rescue Air Ambulance, ende nuk ka konfirmuar asnjë të mbijetuar. Ndërkohë, ish-Presidenti Donald Trump shprehu trishtimin e tij për ngjarjen, duke theksuar se shumë shpirtra të pafajshëm humbën në këtë tragjedi.
















































