Lajme
Tragjedi në Klos! 33-vjeçari bie në lumin Mat , humb jetën
12 Korrik, 2026 | 2:07 pm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë Urës së Vashës, në Klos, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në lumin Mat.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, teksa i riu, i identifikuar si Erkin Lika, po kryente ngjitje me litar në zonë. Dyshohet se ai humbi ekuilibrin dhe ra në lumë, ku mendohet se u përfshi nga një gropë thithëse.
Menjëherë pas alarmit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta kërkim-shpëtimi, si edhe palombarët e repartit special RENEA, të cilët vijojnë operacionin për nxjerrjen e trupit.
Deri më tani, trupi i 33-vjeçarit nuk është nxjerrë nga uji, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


















































