Lajme
Tragjedi në Gostivar! 14-vjeçarja ndërron jetë pasi u rrëzua nga shilarësi
11 Korrik, 2026 | 8:38 am

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në një park në Gostivar, ku një 14-vjeçare është rrëzuar nga shilarësi dhe ka humbur jetën.
Mediat vendase raportojnë se mjeku kujdestar në orën 20:55 konstatoi vdekjen e saj.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa me urdhër të tij trupi është dorëzuar për të kryer analizat e nevojshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.



















































