Kryefjala Logo

Mori 4 milionë euro por Kanye West bën gafë para koncertit, ngatërron Shqipërinë me Turqinë

11 Korrik, 2026 | 3:40 pm

Vetëm pak para koncertit të shumëpritur në Tiranë, Kanye West ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për performancën e tij, por edhe për një gafë në rrjetet sociale.

Në postimin ku njoftonte vendin ku do të zhvillohej koncerti, reperi amerikan ka shënuar gabimisht Turqinë në vend të Shqipërisë. Pasaktësia u vu re menjëherë nga ndjekësit, të cilët reaguan në komente duke i kujtuar artistit se eventi do të mbahet në Tiranë.

137b7138 b0fc 4988 862a b594453086fb
Ndërkohë, Kanye West ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar për koncertin që do të zhvillohet në “Eagle Stadium”, në zonën e Kasharit.

Eventi është shoqëruar me polemika që prej shpalljes së tij, për shkak të financimit prej 4 milionë eurosh nga fondi rezervë i qeverisë për organizimin e koncertit.

Për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Tiranës ka marrë masa të posaçme, duke vendosur kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në zonën përreth autostradës Tiranë–Durrës.

Koncerti do të mbahet në “Eagle Stadium”, një hapësirë me sipërfaqe rreth 65 mijë metra katrorë, e pozicionuar në kilometrin e parë të autostradës Tiranë–Durrës.

Të ngjashme