Kryefjala Logo

Kali i del përpara motorit, plagosen burrë e grua në Gramsh

9 Korrik, 2026 | 12:40 pm

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë orëve të natës në fshatin Çakrez, në Gramsh, ku një çift bashkëshortësh ka mbetur i plagosur teksa udhëtonte me motor.

Sipas të dhënave paraprake, një kalë u ka dalë papritur përpara mjetit, duke bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin. Për pasojë, motori ka dalë nga trajektorja dhe të dy bashkëshortët janë rrëzuar në rrugë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, të cilat u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Fillimisht, çifti u transportua në Spitalin e Gramshit, ku mori trajtim mjekësor. Megjithatë, për shkak të dëmtimeve të pësuara dhe nevojës për kujdes më të specializuar, ata u dërguan më pas në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku vijojnë të marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Të ngjashme