Kryefjala Logo

Tragjedi në Durrës: Gruaja humb jetën pasi bie nga dritarja e tualetit në kat të tretë

6 Gusht, 2025 | 10:34 pm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Durrësit, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një grua rreth 65 vjeçe, e cila dyshohet se ka rënë nga dritarja e tualetit të banesës së saj, e ndodhur në katin e tretë të një pallati, në afërsi të Spitalit Rajonal të Durrësit.

Për fat të keq, ajo ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. Identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Durrësit.

Të ngjashme