Lajme
Taksirati Erion Veliajt të bëjë një postim tjetër kilometrik për SPAK-un. Altin Dumani reagon pas deklaratave të tij: “Dosja është ndarë, po hetohen edhe fakte të reja”
31 Korrik, 2025 | 12:43 pm

Kryeprokurori i Posaçëm, Altin Dumani, ka komentuar sot akuzat e bëra një ditë më parë nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, në një reagim publik, akuzoi SPAK-un për zhvillimin e një “gjyqi politik e publik” ndaj tij dhe ngriti një sërë pikëpyetjesh për hetimin.
Në një takim joformal me gazetarët, Dumani u shpreh se nuk do t’i përgjigjet deklaratave të të pandehurve përmes mediave:
“Ne i përgjigjemi vetëm në rrugë ligjore, përmes procedurave kur ka pretendime dhe kur avokatët paraqesin memo. Kjo është forma e duhur. Dosja Veliaj është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte të reja penale.”
Pyetjet e Veliajt për SPAK-un ishin :
• Kush është Nesti Angoni, personi që ka bërë kallëzim ndaj tij;
• Pse gjyqtaret që u bie shorti për çështjen e tij dorëhiqen;
• Përse nuk hetohet rrjedhja e sekretit hetimor në media;
• Si trajtohet konflikti i interesit me prokurorin Olsi Dado.


















































