Lajme
Takimi i dështuar dhe tonet e ashpra mes Trump dhe Zelenskyt, presidenti ukrainas nuk bën hapa pas: Nuk i detyrohem asnjë falje, dua paqe për vendin tim
1 Mars, 2025 | 9:01 am

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar të kërkojë falje pas përplasjes së ashpër që pati me presidentin Donald Trump dhe zv.presidentin JD Vance në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Pas këtij debati në zytë e gjithë botës, Zelensky ka dhënë një intervistë për televizionin Fox Neës duke mos bërë hapa pas për deklaratat që kishte dhënë në prani në Trump, por duke u shprehur se “Kjo lloj grindjeje nuk është e mirë për të dyja palët.”
I pyetur nga gazetari Bret Baier nëse i detyrohej Trump një ndjesë pasi ky i fundit e akuzoi për sjellje të paedukatë në shtëpinë e amerikanëve, Zelensky u përgjigj “Nuk i detyrohem asnjë ndjesë Trumpit”, duke vijuar më pas të thotë se “Unë mendoj se duhet të jemi shumë të hapur dhe shumë të sinqertë, dhe nuk jam i sigurt se kemi bërë diçka të keqe”.
I pyetur nëse ai besonte se marrëdhënia e tij me Trump mund të shpëtohej, udhëheqësi ukrainas tha “Po, sigurisht”.
Gjithashtu presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh se nuk dëshironte që ky takim dhe ato bisedime të zhvilloheshin përpara kamerave.
“E falënderoj për ftesën dhe e respektoj”, tha Zelensky duke nënvizuar se “disa biseda nuk duhet të zhvillohen përpara mediave, me gjithë respektin për demokracinë dhe shtypin e lirë”.
Në vijim të intervistës, Zenelsky ka kërkuar që mbështejta që Amerika ofron për vendin e tij të mos ndërpritet, dhe se mbi të gjitha ai kërkon garanci për mirënqenien e popullit të tij.
“Unë dua paqe, prandaj erdha këtu për të takuar presidentin Trump. Nuk mjafton të thuhet ‘armëpushim’, ne duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, u shpreh presidenti ukrainas, duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte Trumpit, i cili më parë kishte thënë se Zelensky “nuk është ende gati për paqen”.
Çështja kryesore e takimit mes Trump dhe Zelenskyt erdhi pas një dakortësimi formal për nënshkrimin e një marrëveshje për Amerikën për përdorimin e mineraleve të rralla që gjenden në Ukrainë. Kjo marrëveshje pritej të zbuste tonet e ashpra mes palëve dhe të niste kështu një valë e re negociatash për t’i dhënë fund luftës 3 vjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës. Mirëpo, pas debatit të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, Trump anuloi dhe konferencën e përbashklët me gazetarët, duke çuar kështu dhe në largimin e Ukrainës nga Amerika pa firmosur çështjen e mineraleve.
















































