Kryefjala Logo

Studimi: Ecja për 5 minuta pas vakteve ndihmon në uljen e sheqerit në gjak

5 Korrik, 2026 | 8:10 am

Një studim i fundit sugjeron se një zakon shumë i thjeshtë mund të sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin. Sipas studiuesve, mjaftojnë vetëm pesë minuta ecje pas ngrënies për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak.

Ekspertët shpjegojnë se aktiviteti i lehtë fizik menjëherë pas një vakti ndihmon trupin të përdorë më me efikasitet glukozën, duke reduktuar rritjet e menjëhershme të sheqerit në gjak. Ata theksojnë se nuk është e nevojshme të bëhen ushtrime intensive, pasi edhe një ecje e qetë mund të japë rezultate pozitive.

Përfitimet nuk ndalen vetëm te kontrolli i glicemisë. Ecja pas ngrënies ndihmon gjithashtu në përmirësimin e tretjes, stimulon qarkullimin e gjakut dhe, nëse kthehet në një rutinë të përditshme, mund të kontribuojë edhe në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Të ngjashme