Lajme
Stresi bëhet pjesë e fushatës të Sali Berishës
30 Prill, 2025 | 10:47 pm

Sali Berisha zhvilloi një takim sot me banorët e njësisë nr. 14, Tiranë.
Në krah të liderit demokrat gjatë këtij takimi elektoral është parë edhe reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.
Stresi është djali ish-truprojës së Berishës Sali Lushaj dhe ka qenë edhe më herët në mbështetje të Berishës.


















































