Kryefjala Logo

SPAK gati prangat për Klotilda Bushkën. Mikesha e Erjon Veliajt i ka punët keq

3 Maj, 2025 | 8:57 pm

Nga Astiri, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor listat e Partisë Socialiste për të mbrojtur jo vetëm bashkëpunëtorët e tij të afërt të përfshirë në afera korruptive, por edhe veten nga drejtësia. Sipas Shehajt, Edi Rama do të përfundojë në burg.

“Mos t’ju duket e pamundur që edhe Edi Rama, që është koka e korrupsionit, të përfundojë në burg. Ka për të ndodhur.”
Degjojmë shpesh që Edi Rama flet për drejtësinë, por e ka me faza…”.
Agron Shehaj shtoi se tre kandidatë aktualë në listat e PS-së në Tiranë janë nën hetim nga SPAK: Olta Xhaçka, Plarent Ndreca dhe Klotilda Bushka.

“E dini pse akuzohet Klotilda Bushka nga SPAK? Për pengim të drejtësisë. Imagjinoni Edi Rama e kandidon për të mbështetur drejtësinë, ndërkohë që ajo vetë është nën hetim për ta penguar atë”, tha ai.

Të ngjashme