Kryefjala Logo

SPAK arrestoi Drejtorin e qarkullimit rrugor të Tiranës Roven Zeka. Ai tentoi të arratisej duke ikur me vrap

19 Prill, 2025 | 3:45 pm

Detaje të reja dalin nga operacioni për vendosjen në pranga të shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka.Sipas gazetaret Klodiana Lala, kanë qenë punonjësit e AMP-së dhe BKH-së që kanë shkuar të ekzekutojne urdhërarrestin e SPAK për shefin e qarkullimit rrugor Tiranë.

Por, sipas burimeve Roven Zeka nuk ka pranuar dhe ka tentuar të ikë me vrap, por është ndaluar nga agjentet e AMP-së.Gjithashtu SPAK ka lëshuar urdhërarrest për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, gjithashtu edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.
Zyrtarët e poicisë akuzohen për korrupsion pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.

Të ngjashme