Lajme
Shqiptari shpëtoi dy fëmijët nga mbytja në Greqi, gjendja e tyre paraqitet e rëndë
13 Qershor, 2025 | 4:25 pm

Dy fëmijët që ranë në lumin Arachthos në Arta të mërkurën i kanë humbur të gjitha shpresat për të mbijetuar.
Mjekët kanë dalë në përfundimin se të dy kanë zhvilluar sindromën klinike të vdekjes së trurit.
Shqiptari bëhet hero në Greqi, zhytet në lumë dhe shpëton dy fëmijë që po mbyteshin
E vetmja gjë që i mban gjallë dy të miturit janë makineritë.
Në këto kushte, prindërit e 13 dhe 14-vjeçarit kanë vendosur që të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre.
Dy fëmijët u nxorën nga lumi Arachthos në Arta pa ndjenja, por pas një reanimacioni sistematik kardiopulmonar, mjekët ia dolën mbanë dhe i sollën në jetë.


















































