Kryefjala Logo

Shokuese në Vlorë! 40-vjeçari abuzon seksualisht me 15-vjeçaren, e nxiti të konsumojë lëndë narkotike së bashku me dy shoqet e saj të mitura

25 Mars, 2025 | 10:15 am

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Vlorë ku një 40-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

I arrestuari, shtetasi me iniciale R. R., akuzohet se më datën 22 mars ka kryer marrëdhënie me adoleshenten.

Gjithashtu në bashkëpunim me 33-vjeçarin me iniciale F. Q., ai ka nxitur adoleshenten dhe dy shoqe të saj të moshës, 15 dhe 16-vjeçe, të përdorin drogë.

Ndaj 40-vjeçarit është ngritur akuza për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Të ngjashme