Lajme
Sherr në qeveri/ Kapen për flokësh ministrat Igli Hasani me Petrit Malajn. Ulsi Manja përpiqet ti ndajë
21 Korrik, 2025 | 1:52 pm

Plas sherri në kryeministri midis dy ministrave të Edi Ramës, ndërhyrja e Ulsi Manjës shpëtoi skandalin.Njeriu i Ballukut kaloi në fyerje dhe kërcënime fizike.Një përplasje dramatike me tone të ashpra, fyerje personale dhe kërcënime fizike ka tronditur zyrat e Kryeministrisë. Në hollin (para dhomën) që të çon drejt zyrës së kryeministrit Edi Rama ka shpërthyer një sherr i paprecedentë mes ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani. Situata është përshkallëzuar në mënyrë të rrufeshme, me Malajn që ka ngritur tonet dhe është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj Hasanit. Në momentet më kritike, Malaj thuhet se ka tentuar ta godasë me grusht Hasanin, ndërsa të pranishmit kanë mbetur të shtangur. Flitet se pastaj janë kapur për flokësh. Por ende nuk ka konfirmim.
Tensioni ishte aq i lartë, sa dëshmitarët tregojnë se fjalët e përdorura nga Malaj do t’i kishin hije më shumë një banditi rrugësh sesa një anëtari të kabinetit qeveritar. Por në këtë moment kritik, ka ndërhyrë me vendosmëri ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili u fut mes tyre dhe arriti me shumë vështirësi të shmangte përplasjen fizike. Por drama nuk mbaron këtu. Pas ndërhyrjes së ministrit Manja, në holl është paraqitur edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e alarmuar nga zhurma.
E prerë dhe e revoltuar, ajo ka kërkuar menjëherë të dijë se kush ishte shkaktari i sherrit. Balluku ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke e detyruar Malajn t’i kërkojë ndjesë publike kolegut të tij Hasani, gjë që ai e ka bërë me shumë përtesë dhe nervozizëm. “Kjo nuk është kafene e lagjes! Kjo është qeveria e një shteti!”, mësohet të ketë thënë Balluku, ndërsa të gjithë ishin në heshtje. Por situata është trajtuar me urgjencë edhe nga stafi i afërt i Kryeministrit Rama, i cili ndodhej në një takim zyrtar në atë moment dhe u informua menjëherë për incidentin. Skandali është përmendur në qarqet e brendshme qeveritare si “ditë turpi për kabinetin” dhe vjen në një moment kur kryeministri Rama ka paralajmëruar spastrime në pushtetin vendor dhe qendror. Ne tekst u cituan informacione nga lajmi i portalit SOT.
















































