Showbiz
Semi Jaupaj pjesë e “Dancing with the Stars”…?!
5 Shtator, 2023 | 10:28 am

Semi Jaupaj është një tjetër emër që po përflitet se do të jetë pjesë e kastit të programit “Dancing with the Stars” thanë për Kryefjalën burime pranë Top-Channel. Këngëtarja e cila nuk ishte shumë aktive këtë herë duket se do të bëhet pjesë e programit që drejtohet nga mikesha e saj e ngushtë, Bora Zemani.
Ndërkohë edhe deputi i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është gati të provojë një eksperiencë të re në ekran, larg kostumit të politikanit, shkruan “Vip Magazine”. Ndërsa dje në emisionin Wake Up është konfirmuar emri i parë i moderatores dhe këngëtares, Enxhi Nasufi.









































