Kryefjala Logo

Sa ballë ishte tërmeti që shkundi Tiranën në orët e para të mëngjesit

24 Qershor, 2025 | 11:57 am

Tirana është shkundur nga një tërmet me magnitudë 4.4 ballë në orët e para të mëngjesit të sotëm Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit është regjistruar, pranë zonës së Kamzës, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.

Ajo ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytet dhe në zonat përreth, si edhe në Durrës. Tërmeti është shoqëruar nga tre paslëkundje, të regjistruara brenda 10 minutave pas goditjes së parë, me magnituda 2.2, 2.2 dhe 3.1 ballë.

IMG 9016

Të ngjashme