Lajme
Rrëzohet avioni në Rusi me 50 persona në bord, askush nuk arrin të mbijetojë!Shkak gabimi në ulje
24 Korrik, 2025 | 12:54 pm

Një tjetër tragjedi është regjistruar së fundmi në aviacionin në botë. Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë mësohet se avioni i kompanisë “Angara Airlines”, i cili gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm humbi kontaktet me kontrollorët e trafikut ajror, raportohet se është rrëzuar në rajonin lindor të Amurit.
Fatkeqësisht si pasojë kanë humbur jetën të gjithë pasagjerët të cilët ndodheshin në bord. Me këtë linjë ishin duke fluturuar 44 pasagjerë, mes pesë fëmijët si dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Por, për fat të keq askush prej tyre thuhet se nuk ka mundur që të mbijetojë.
Avioni i “Angara Airlines” ishte duke udhëtuar nga qyteti i Blagoveshchensk në kufirin ruso-kinez drejt qytetit të largët të Tynda. Lidhur me këtë tragjedi ka reaguar edhe guvernatori i këtij rajoni, Vasily Orlov i cili ka bërë me dije se të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme ndodhen në terren me qëllim për të kërkuar aeroplanin.
“Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë vendosur për të kërkuar aeroplanin”, tha Orlov në Telegram.


















































