Kryefjala Logo

Protestë në Spaç kundër restaurimit të burgut më të egër komunist me ngjyra dhe piktura, Fatos Lubonja: Të mos preket historia

7 Qershor, 2025 | 6:07 pm

Të dënuar politikë të regjimit komunist dhe aktivistë protestuan sot te ish-burgu i Spaçit në Mirditë. Shkak është bërë restaurimi që po bëhet në këtë vend të shpallur “Monument Kujtese” për xhirimin e një filmi. Ish-të përndjekurit akuzojnë se aty po fshihet historia.

Një nga bashkëvuajtësit e këtij burgu famëkeq, analisti Fatos Lubonja tha se në Spaç po cenohet kujtesa. “Këtu ka shumë gjëra që nuk flasin, por ti i kërkon. Edhe ky guri atje flet më shumë se një gur i ri. Dy baraka të gjata, njëra ka qenë menca e cila është zhdukur fare dhe kuzhina që ishte këtu. Ajo që shihni me tarracë që duan ta restaurojnë që ta bëjnë ashtu siç ka qenë, në ’73 ajo nuk ka qenë ashtu”, tha Lubonja.

Të ngjashme