Lajme
Po bënte foto, rrëshqet nga shkëmbi dhe humb jetën 39-vjeçari Erkin Lika
12 Korrik, 2026 | 7:03 pm

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit, ku ka humbur jetën 39-vjeçari Erkin Lika, pjesëtar i një grupi kërkim-shpëtimi dhe i apasionuar pas alpinizmit.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, teksa Lika ndodhej në terren së bashku me ekipin e tij. Dyshohet se ai ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë ndërsa po fotografonte pjesëtarët e grupit, duke rënë në një humnerë të thellë.
Erkin Lika ishte i angazhuar në operacione të kërkim-shpëtimit për personat e përfshirë në aksidente dhe njihej për përkushtimin e tij në këtë fushë, si edhe për pasionin ndaj alpinizmit dhe eksplorimit të natyrës.

Menjëherë pas sinjalizimit për ngjarjen, në zonë u angazhuan forcat e kërkim-shpëtimit dhe ekipet e emergjencës, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit vijojnë të hetohen.
Ngjarja ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin e alpinizmit, ku Erkin Lika njihej si një person i përkushtuar dhe me përvojë në misionet e shpëtimit.


















































