Kryefjala Logo

Përtoi të mbante qeset, hyri me gjithë makinë brenda në supermarket

13 Korrik, 2025 | 10:09 pm

Në Itali, çdo ditë sjell nga një histori që të bën të qeshësh – por ajo që ndodhi në një supermarket pranë Orbetellos i kalon të gjitha. Një i moshuar nga Albinia, i lodhur nga pesha e çantave të blerjeve, vendosi të zgjidhë problemin në mënyrën më origjinale: hyri me makinën e tij brenda supermarketit dhe ngeci ndërmjet rafteve të frutave!

“Çantat peshojnë dhe unë duhet të bëj pazar,” ishte justifikimi i tij i sinqertë dhe i pafajshëm, që tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Pasi kaloi dyert automatike si një klient i zakonshëm, i hipur mbi makinën e vogël pa targa dhe pa patentë (sepse ligji e lejon për këtë lloj mjeti), burri pyeti me qetësi punonjësit:
“Më falni, ku është rafti i birrës?”

Situata ishte aq sureale saqë punonjësit nuk dinin nëse duhej të qanin apo të qeshnin. Në vend që të thërrisnin policinë apo karabinierët, ata u mjaftuan ta luteshin të largohej – gjë që plaku e bëri me një kthesë të ngadaltë në marshe mbrapa, sikur asgjë s’kishte ndodhur.

“Më bënte shumë bezdi të çoja arkën e birrës deri në parking,” shpjegoi ai pa asnjë kompleks.

Ngjarja është raportuar nga Il Messaggero e Corriere della Sera dhe është bërë menjëherë virale dhe shumëkush po e quan “heroi i zakonshëm i birrës”.

Në një kohë kur të gjithë kërkojnë mënyra për të bërë pazar online ose për të shmangur peshat, ky burrë na kujton një gjë: ku ka dëshirë, ka edhe rrugë (edhe nëse rruga të çon në raftin e birrës me makinë).

Të ngjashme