Lajme
Përplasje e trefishtë në Laprakë/ Taksia, autobusi dhe një makinë policie aksident. Njoftohet për dy të lënduar
28 Qershor, 2025 | 8:27 pm

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Laprakë, Tiranë. Sipas raportimeve 3 automjete janë përfshirë në përplasje, një taksi, autobus dhe një makinë policie.
Dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë, siç bëhet me dije për momentin.
Ndërkohë pritet të mësohet më shumë për shkakun e aksidentit dhe përplasjes së 3 automjeteve.


















































