Kryefjala Logo

Përlotet drejtoresha e News 24: 230 punonjës u hodhën në rrugë, u trajtuam si kriminelë

9 Gusht, 2025 | 11:20 am

Mëngjesin e sotëm 9 gusht 2025, Policia ka rrethuar godinën e News24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë.

Punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend.

Tashmë News24, ka nisur transmetimin maratonë në Youtube, nga ku qytetarët do të ndjekin gjithçka po ndodh në kohë reale, pavarësisht përpjekjeve që zëri i të vërtetës të mos mbërrijë tek qytetarët, duke ndërprerë energjinë elektrike, e për pasojë edhe transmetimin e medias informative në vend.

Të ngjashme