Lajme
Përdhunuan 28 vjeçaren në Kroaci, arrestohen 3 shqiptarë
24 Korrik, 2025 | 12:57 pm

Tre persona me shtetësi britanike, por me origjinë shqiptarë janë ndaluar me dyshimin për përdhunimin e një 28-vjeçare në një hotel në Split të Kroacisë.
Sipas mediave vendase, autoritetet policore gjetën një të dyshuar në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët u gjetën dhe u arrestuan më vonë.
Bëhet me dije se pas përfundimit të hetimit, policia përcaktoi se kishte dyshime të arsyeshme se tre personat kishin kryer së bashku krimin e rëndë të përdhunimit ndërsa gjykata ka urdhëruar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për shkak të rrezikut të ikjes. Ata akuzohen për veprën e rëndë penale kundër lirisë seksuale.


















































