Kryefjala Logo

Për një jetë seksuale sa më të mirë dëgjoni këshillën e Dua Lipës…

4 Shtator, 2023 | 11:09 am

Dua Lipa ka folur hapur për jetën e saj seksuale teksa tregoi për marrëdhëniet e saj intime në podkastin e saj javor. Ylli i popit, pranoi se mendon që çiftet duhet të jenë plotësisht të sinqertë për atë që kanë nevojë seksualisht në mënyrë që një marrëdhënie të funksionojë. Dua tha se asaj i duket e ‘çuditshme’ të mos diskutojë këtë temë dhe beson se çdo siklet rreth seksit duhet të lihet anash.

“Të mos flasësh për seksin me personin me të cilin po bën seks është një anomali e çuditshme për mua. Unë mendoj se është e rëndësishme të normalizojmë bisedën rreth seksit dhe ta bëjmë atë një temë për të cilën mund të flasim më lirshëm, në mënyrë që të heqim dorë nga faji dhe turpi që e rrethon atë.”, tha Dua.

Të ngjashme